Aplikacion
Nga hetimi ka rezultuar se personat në fjalë kanë nxjerrë nga sistemi listat me pagat e 690 mijë qytetarëve. Për këtë çështje, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pas hetimit të zhvilluar njoftojnë konferencë për shtyp në orën 10:30.
Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë të dyshuarit kryesorë për skandalin e publikimit të listëpagesave të mbi 690 qytetarëve punonjës të administratës publike apo bizneseve private në vend.
Skandali thellohet edhe më shumë, përderisa prokuroria ka dyshime të forta se të njëjtët zyrtarë që shpërndanë në mënyrë të pautorizuar listëpagesat e qytetarëve, më herët nxorën edhe database-n me të dhënat e qytetarëve të kryeqytetit, e njohur si dosja e patronazhistëve, ku krahas emrit mbiemrit dhe numrit të ID-së, secili patronazhist shënonte preferencën politike të votuesit.