Aplikacion
Prokuroria ka marrë në pyetje disa ekspertë të IT-së në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Në pyetje nga organi i Akuzës janë marrë edhe ekspertë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Mësohet se deri më tani janë pyetur nga Prokuroria 14 ekspertë IT, të cilët kanë pasur akses në serverin e pagave të qytetarëve. Ndërkohë, përveç pyetjes së ekspertëve, Prokuroria po kryen ekspertim edhe te kompjuterët e specialistëve të Tatimeve.
Dy ditë më parë u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021, ndërsa ditën e djeshme u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill.
Po ashtu, në rrjetin WhatsApp qarkullon dhe lista me numrat e telefonave.
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.
Qeveria nxjerr vendimin/ Plantacionet e kanabisit do të ruhen me kamera e tela me gjemba