Aplikacion
“Protestohet sot për të shmangur radhën nesër”, ka shkruar Stafa. Në një postim në facebook Osman Stafa tha se nuk duhet të bëhet pazar me jetën dhe shëndetin e njerëzve. Ai ftoi për të protestuar të gjithë të prekurit dhe ata që kanë një histori për të treguar, edhe ata që nuk janë të prekur, të sensibilizohen dhe të mbështesin ata që vuajnë.
7 mjekë dhe specialistë janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës, që ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre.
Nga hetimet ka dalë se në krye të skemës ishte administratori i spitalit.
Para se të arrestohen, për mjekët janë kryer “përgjimet telefonike, vëzhgime në terren dhe blerje të simuluara”, ndërkohë që në dosje janë edhe dëshmitë e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.
Me kërkesë të prokurorisë gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per Edmond Gashin mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Lela koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Alketa Ymeri, mjeke pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Brikena Qirjazi, ish Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Driona Kishta, ish specialist pranë QSUNT, Halil Gashi për vepren penale “Fshehja e të ardhurave”dhe Florian Marku për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”
Postimi i plotë:
PROTESTË/ NESËR VIKTIMA MUND TË JESH TI!!!
Nëser, e mërkurë, ora 19.00 unë do të protestoj përpara Ministrisë së Shëndetësisë për skandalin e fundit në Onkologjik. Do të protestoj aty pasi ky është problem sistemi.
Do të protestoj pasi në QSUNT, në Onkologjik dhe jo vetëm, ka mungesë të medikamenteve jetëshpëtuese për të sëmurët me tumore.
Do të protestoj sot, që nesër të mos e kem unë radhën.
Nuk mund të bëhët pazar me jetën time, nuk mund të bëhët pazar me shëndetin tim! As me shëndetin tënd!
Prandaj kushdo e ndjen, kushdo është i prekur, kushdo që ka një histori për të treguar, të vijë! Por edhe ti që nuk prekesh, sensibilizohu me ata që po vriten! Duhet të flasim, të ngremë zërin, të denoncojmë!