zoom

Aktualitet

Skandali/ KPK konfirmon në detyrë si prokurore motrën e Ermonela Felajt

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren, Alma Felaj.

Në njoftimin e KPK-së thuhet se vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Olsi Komici relator, Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Alma Felaj është motra e nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila ditët e fundit ka qenë në qendër të akuzave politike, se familjarët e saj kanë uzurpuar prokurorinë e Tiranës.

Alma Felaj, e cila kaloi vetingun, është transferuar së fundmi nga KLP në organin e akuzës në kryeqytet, aty ky si prokuror ushtron funksionin edhe bashkëshorti i Ermonela Felajt, Bledar Valikaj dhe familjarë të tjerë.