Aplikacion
Ngjarja vihet në dukje nga vetë qytetari i prekur në këtë rast, që quhet Artur Elezi. Ky i fundit, në një postim në profilin e tij të rrjetit social Facebook, rrëfen se çfarë ka ndodhur.
Episodi sillet në vëmendje nga gazetari Flamur Vezaj, që jeton prej kohësh në SHBA me familjen.
“Ambasadori shqiptar në Washington, Ervin Bushati, ikën pa paguar qiranë e shtëpisë. E pastaj presim të na përfaqësojë me dinjitet!”, shkruan gazetari në profilin e tij, duke vendosur poshtë edhe postimin e Elezit. “Postimi i mëposhtëm është i të zotit të shtëpisë, të cilën Bushati e kishte marrë me qira. Asnjë sqarim nga Ministria e Jashtme”, vijon ai.
Kurse vetë Elezi sqaron historinë se kishte një kontratë me ambasadorin Bushati dhe ky i fundit i ka dërguar me postë një çek të pafirmosur. Kur e ka vënë re, Elezi i është drejtuar ambasadës për firmë, por shtëpinë e kanë gjetur të boshatisur, edhe pse kishin një kontratë. Më pas u ka shkuar shoferi, i cili u dorëzoi çelësat e shtëpisë pa asnjë shpjegim.
Elezi thotë se edhe pse kërkoi sqarime deri në strukturat më të larta të shtetit shqiptar, nuk ka marrë asnjë reagim. /ZOOM.AL/