zoom

Aktualitet

Skandal/ Veliaj s’lë rehat as të vdekurit. Gjobë për makinat në homazhet e Gert Bogdanit

Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk lë rehat dhe të vdekurit.

Policia e Bashkisë Tiranë ka gjobitur të gjitha makinat e ndaluara me bllokazh para selisë së PD-së, anës rrugës, të cilat ishin aty për kortezhin e varrimit të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

Edhe në një ditë tragjedie, Veliaj zgjedh të nxjerrë “ushtarët e tij” për të vendosur gjoba.

Politika shqiptare nderoi sot kujtimin e ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdanin, dhe i dhanë lamtumirën e fundit përmes homazheve që po zhvillohen në sallën e Kuvendit.

Gerti Bogdani humbi jetën në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak.