Aplikacion
Por, disa prodhime televizive jo gjithmonë ia dalin të qëndrojnë brenda kësaj kornize, duke rënë pre e “gropës” së klikimeve dhe shikueshmërisë.
Kështu duket se ka ndodhur në episodin e fundit të Për’puthen, ku gjithçka ka degraduar në akte dhune dhe përplasje fizike mes protagonistëve të këtij programi.
Erika goditi me shuplakë Buçin, pasi u transmetua takimi i tij me konkurrenten tjetër, Klaudian. Emri i Erikës ishte përmendur në takimin e dyshes, gjë që mesa duket e acaroi, duke e goditur në studio.
“S’ke të drejtë më ta përmendësh emrin tim”, u shpreh Erika.
Ndërkohë, konkurrenti u kundërpërgjigj po me akte dhune, duke e kapur nga fyti Erikën.
Cili është mesazhi që merret nga një skenë e tillë?
Kujt i shërbejnë emisione që promovojnë tensione e dhunë?
Kujt i shërbejnë formate që u japin zë bullizuesve?
E sigurt që publikut jo! Njësia matëse pëe programet sot janë bërë klikimet.