Aplikacion
Zoom.al po denoncon përmes disa fotove se si Pacolli ka privatizuar rërën në plazhin e Hamallajt, në kompleksin rezidencial të quajtur “Valamar”.
Ai ka ndërtuar një bahçe private përballë vilës, duke zënë disa qindra metër katrorë hapësirë publike. Mbi rërë ka hedhur dhé në mënyrë që të rriten palmat dhe bimët tjera të preferuara.
Rëra është rrethuar me pemë dekorative dhe me tela. Oazi privat i Pacollit mbi pronën publike të shqiptarëve ka edhe një portë metalike. Pra, askush përveç tij s’mund të ketë akses në këtë hapësirë të zaptuar.
Përballë këtij skandali, autoritetet heshtin. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të kishte ndërhyrë në çdo rast nëse këtë do ta kishte bërë ndonjë qytetar i thjeshtë. Por për rastin e Pacollit hesht.
Ndërtimet mbi ranishte janë kategorikisht të ndaluara, përvec rasteve kur ato i shërbejnë turizmit si struktura të përkohshme e të çmontueshme. Ky i Pacollit, nuk është rasti i strukturave të lejuara. Ai nuk i shërben as turizmit, por vetëm qetësisë së ish -Presidentit.
Por veç “oazit” luksoz në mes të rërës, qytetarët nuk lejohen të shfrytëzojnë as plazhin përballë supervilës së Pacollit. Një roje private largon çdokënd që qëndron në hapësirën mes detit dhe lulishtes së private të ish -Presidentit të Kosovës.
Në fillim të verës kryeministri Edi Rama urdhëroi një aksion për prishjen e objekteve dhe strukturave pa leje në vijën bregdetare.
Në këtë aksion u shembën nga lokale e deri tek strukturat prej druri. Për bahçen e Pacollit që ndërhyn në natyrë duke kthyer rërën në baltë, nuk ekziston ndëshkim dhe shteti bën një sy qorr për Pacollin, i cili njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama.
Nuk dihet nëse tolerimi ka të bëjë me dhuratën që Pacolli bëri me ndërtimin e disa shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i nëntorit 2019.
Por nëse shpërblimi për dhuratën është shkelja e ligjit dhe zaptimi i pasurive publike, do të ishte më mirë që ajo t’i ishte refuzuar. /Zoom.al
“Duhet të merrni vendime të vështira”/ Shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida gjatë marsit