zoom

Aktualitet

Skandal me Wizz Air/ Shtyhet për të nesërmen fluturimi, pasagjerët njoftohen në moment të fundit

Kompania ajrore “Wizz Air” rezulton një ndër kompanitë më problematike që operojnë në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit.

Të shumta janë rastet kur kjo kompani ka anuluar fluturimet e saj, ashtu siç nuk mungon edhe moszbatimi i orareve të cakturara, ku për shkak të vonesës së fluturimeve, qytetarët presin me orë të tëra jashtë ose brenda në avion.

Ditën e djeshme, kjo linjë ajrore anuloi fluturimin Dortmund-Tiranë, i cili ishte caktuar për në orën 22:05. Ndërkohë, në orën 20:30, pasagjerët janë njoftuar se fluturimi do të bëhet ditën e sotme (sot).

“E tmerrshme, na thanë 1 orë e gjysmë para se të niseshim. Unë jetoj në Dortmund, u ktheva në shtëpi, por të tjerë qëndruan në aeroport për të fjetur,”- tregon një udhëtar shqiptar për Zoom.al.

Zoom.al ka trajtuar sistematikisht problematikat e kësaj kompanie ajrore, ku pasagjerët mbesin në rrugë ose fluturimi nuk zhvillohet.