zoom

Aktualitet

SKANDAL/ Drejtori i shkarkuar për shkelje të rënda, emërohet sërish nga ministria e Arsimit

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në sistemin e Arsimit, ku në një shkollë në Kamëz është emëruar një drejtor i shkarkuar më parë.

Bëhet fjalë për Hysen Koldashin, i cili pavarësisht se u shkarkua në vitin 2020, për shkak se shiste materialet e shkollës “Hillary Clinton” të shembur nga tërmeti, ai është emëruar sërish nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Denoncimi është bërë nga deputetja demokratike, Albana Vokshi, e cila hedh akuza ndaj Ramës duke thënë se kjo është oferta që ai ofron për Arsimin.