zoom

Politikë

Skandal/ Deputeti socialist uron Pavarësinë me foton e Enver Hoxhës: Mos më rruani leshtë!

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka uruar në grupin e Whats App-it të komisionit ku bën pjesë, Ditën e Pavarësisë.

Mirëpo, ajo që nuk u ka shpëtuar syve është fakti se Çela e ka uruar këtë ditë me një flamur ku shihet portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Deputetët e PD-së, më konkretisht Enkelejd Alibeaj, e ka quajtur këtë urim si një turp, e në një postim në rrjetet sociale thotë se duhet urgjentisht të bëhet dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare.

Nga ana tjetër, reagimeve, Çela u është përgjigjur me fjalët “Rrituni për Shqipërinë që duam!”.

Postimi i Enkelejd Alibeaj:

Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te!

Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare!

Dialogu mes deputetëve në grupin e Whats App-it: