zoom

Bota

Skamja dhe vapa e madhe, OKB jep alarmin për katastrofë humanitare në Gaza

Kriza humanitare në Gazën jugore po “përkeqësohet me shpejtësi” për dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur të grumbulluar në një zonë përgjatë bregdetit, në mes të “vapës flakëruese të verës” dhe ku “konflikti aktiv dhe paligjshmëria” e bëjnë pothuajse të pamundur për punonjësit humanitarë të plotësojnë nevojat”.

Kjo është ajo që lexojmë në raportin e fundit mbi situatën në Gaza nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (Unocha).

Agjencia e OKB-së gjithashtu raporton se në kampet për njerëzit e zhvendosur në Gaza qendrore dhe jugore, qasja në ujë është jashtëzakonisht e dobët dhe ka mungesë serioze ushqimi, si dhe qumësht dhe formulë për fëmijët.

“Shumë familje raportojnë se hanë vetëm një vakt në ditë dhe disa konsumojnë një në çdo dy deri në tre ditë”, thuhet në raport. Kufizimet e vendosura nga Izraeli vazhdojnë të “minojnë rëndë ofrimin e ndihmës dhe shërbimeve thelbësore humanitare në të gjithë Gazën, duke përfshirë sigurimin e ndihmës ushqimore, kujdesin mjekësor, mbrojtjen dhe mbështetjen e strehimit, si dhe shërbimet e ujit, kanalizimeve dhe higjienës për mijëra njerëz”, shton raporti i Unocha, shkruan “Skynews”. /ZOOM.AL/