Aplikacion
“Kërkoj të lirohem. Nuk ka kush e mban djalin e sëmurë që është autik. Gjendja e tij është përkeqësuar”, mësohet të ketë thënë ajo.
Si pasojë, Gjykata e Posaçme e shkallës se parë caktoi datën 9 mars si ditën kur do shqyrtohet vendimi. Më herët Enkeleida Hoxha u la nën arrest me burg edhe nga Apeli. Gjyqtarja, Enkelejda Hoxha njihet për vendimet, falë të cilave shumë të dënuar janë liruar nga burgu.
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, më herët ka bërë kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.
Gjyqtarja e Krujës, ende pa dalë në vetting liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Po kështu, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit.
Enkeleda Hoxha, në vitin 2018, po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.