zoom

Slider

Situatë e vështirë në Big Brother, Fifi humbet ndjenjat në transmetim live dhe bie në dysheme

Një situatë e vështirë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme të spektaklit të Big Brother Vip. Opinionistja Balina Bodinaku është përfshirë në një debat me këngëtaren Fifi. Bodinaku tha se Fifi në mënyrë të përsëritur është përfshirë në historitë e dashurive të të tjerëve brenda shtëpisë së Big Brother. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja, e cila ka kërkuar me forcë të lërë shtëpinë. Në këto momente ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në dysheme. Me kaq regjia e ndërpreu lidhjen me shtëpinë dhe nuk dihet ende si është gjendja e Fifit.