zoom

Të gjitha

“S’ishim në garë”/ Ori Nebijaj merr më shumë vota se Lulzim Basha

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Orjela Nebijaj është shprehur se rritja e votave të demokratëve në krahasim me 2017-ën ishte e dukshme.

Ndër të tjera, nga Njësia 5 në një deklaratë për mediat ajo ka theksuar se rezultatet janë pozitive dhe se deri në votën e fundit do të pritet me qetësi për të parë dhe rezultatin final.

Nebijaj gjithashtu është përgjigjur dhe në lidhje me faktin që te njësia 10 mori më shumë vota se kryetari, ku theksoi se ishte diçka e pritshme pasi ajo ishte dhe përfaqësuese për këtë njësi.

“Është një frymë pozitive që vjen nga Njësia 5 që ka qenë bastion i majtë që është një mundësi dhe një sukses për Partinë Demokratike. Nuk ishte garë mes të kolegëve në PD por ishte thjesht një program i mirë. Isha kandidatja kryesore e Njësisë 10. Ndërkohë në lidhje me një qëndrim sa i përket situatës së numërimit të votave deri më tani do të ketë një komunikim zyrtar në fund të procesit të numërimit”, tha Nebijaj.