Aplikacion
Me shpërthimin e tij pak njerëz kishin imunitet, ndaj ai ishte vdekjeprurë dhe jo vetëm kaq, por pandemia pasoi një valë kaotike e çrregullimesh shoqërore në të gjithë botën. Një valë tjetër pandemia, “gripi spanjoll” pasoi në vitin 1918. Ky ishte vërtet një grip, megjithëse nuk kishte të bënte fare me Spanjën. E përbashkëta e dy pandemive ishte letargjia shoqërore që shkaktuan, një simptomë aq e keqe sa në Tanganvika, sot Tanzania, ndikoi në shpërthimin e një krize të madhe urie pasi shumë njerëz ndjeheshin aq të lodhur e të pafuqishëm për të mbledhur të korrat.
Diçka e ngjashme po ndodh tani me pandeminë e Covid-19. Një valë e asaj që njihet si “Covidi i zgjatur” po shpërthen në shumë vende, ku rastet e reja me infeksione dhe ato të rëndat janë nën kontroll. Formalisht ky fenomen quhet Sindroma Post Covid. Përcaktimi i kësaj sindrome është fluide, pasi ende shkencëtarët janë duke punuar për të kuptuar simptomat shoqërore të saj.
Një studim i muajit maj ku u përfshinë 3800 persona që kishin kaluar Covid, gjeti se në 208 prej tyre diagnoza dhe gjurmët e virusit ekzistonin edhe përtej 12 javëve nga shërimi. Te ky grup personash problemet me frymëmarrjen, lodhja dhe mungesa e qartësisë së të menduarit ishte më e theksuar.
Zyra Britanike e Statistikave Kombëtare thotë se 14 për qind e personave që janë prekur nga virusi kanë simptoma që shkojnë përtej tre muajve dhe ajo që i bën më të çuditshme këto raste është se 90 për qind e tyre e kanë kaluar sëmundjen në forma të lehta, ose pa simptoma fare. Vetëm në Britaninë e Madhe rreth gjysmë milioni persona u raportuan në muajin shkurt se kanë pasur simptoma të Covidit të tejzgjatur deri në 6 muaj nga momenti që janë diagnostikuar pozitivë.
Covidi mund të jetë vërtet shkaktari kryesor, por jo i vetmi. Edhe para shpërthimit të pandemisë, të rinj të shëndetshme në periudha të caktuara të vitit do të shfaqnin momente dobësie, dembelizmi dhe lodhjeje kronike, por të dhënat e raportuara në mbarë botën sugjerojnë se pandemia u ka nxjerrë më në sipërfaqe këto problematika.
Aktualisht askush nuk është në gjendje të përcaktojë kritere të sakta në lidhje me Sindromën Post Covid, por një pjesë e mirë e atyre që kanë shfaqur simptomat e kësaj sindrome as janë prekur nga virusi dhe as kanë pasur antitrupa në momentin e testimeve. Kjo mund të shpjegohet me faktin se në momentin kur ata mund të jenë prekur nga Covid testimet nuk ishin edhe aq masive dhe të domosdoshme, ndërsa analizat e antitrupave mund të kenë gabuar, ose antitrupat janë zhdukur, duke ditur jetëgjatësinë e shkurtër të tyre për variantin fillestar të Covid.
Pjesa më e madhe e të prekurve nga kjo sindromë janë të moshës së mesme dhe kryesisht femrat. Psikologjikisht ekspertët e shpjegojnë me faktin se në këtë moshë është përgjegjësia më e madhe për të punuar, siguruar mbijetesën, ose mbajtur familjen. Kjo është pjesa më vulnerabël e shoqërive që Covidi po godet me efektet e tejzgjatura të tij.
Në vija të trasha, Avindra Nath nga Instituti Amerikan i Shëndetit thotë se janë tre tipe pacientësh me Covid të tejzgjatur. Grupi i parë janë ata që ndjehen sikur nuk mbushen me frymë dhe të lodhur vazhdimisht edhe me detyrat që kërkojnë sforcimin më të vogël fizik. Grupi i dytë janë ata që kanë shfaqur probleme me kujtesën dhe me kthejllësinë e të menduarit. Grupi i tretë janë personaat që kanë probleme me sistemin nervor autonom, një sistem nervash që kontrollon rrahjet e zemrës, frymëmarrjen dhe tretjen.
Bazuar te këto simptoma dhe testimet laboratorike të shumta te pacientët me Covid të zgjatur, mjekët po përqëndrohen te tre shpjegime të mundshme biologjike. I pari është që Covidi i zgjatur është një gjendje infeksioni e vazhdueshme, shpjegimi i dytë që është një çrregullimi i sistemit autoimun dhe së treti është pasojë e dëmeve shëndetësore e mendore të shkaktuara nga infeksioni gjatë goditjes fillestare të pacientit, tashmë të shëruar, por jo plotësisht.
Pjesa më e madhe e ekspertëve dhe e mjekëve mbështesin hipotezën e tretë, pra që sindroma post covid është një çrregullim i sistemit imun dhe gjendje e rënduar mendore si pasojë e traumave të kaluara nga pacienti në momentin e prekjes nga virusi.
Zbulohet laborator kokaine, detaje nga aksioni te “Kodra e Diellit”! Operacioni edhe në Fushë-Krujë