Aplikacion
Modelja ishte një fanse e këngëtarit dhe i pëlqente shumë këngët e tij. I ftuar në “Pardon My French”, Sinani ka rrëfyer se çfarë ndodhi pas rikthimit të këngës dhe nëse do të merrte pjesë në “BBVIP”.
“Big Brother duke e transmetuar për Beniadën i dha famë për herë të dytë, tani më çmendën, ma kërkojnë në çdo koncert. Në ‘BBV’ absolutisht jo, me mua nuk ka lidhje asnjë lloj formati televiziv. Unë Sinan i them vetes sa herë, ‘Mbylle gojën, merre mikrofonin këndo’. Në momentin që kam përpara kamerat krijoj një bllokadë të frikshme të trurit”- u shpreh artisti.
I pyetur për jetën e tij personale, martesën apo planet për ndonjë fëmijë, këngëtari është shprehur se ka marrë një grua të mrekullueshme dhe për sa i përket një fëmije të tretë ai zbuloi se nuk e dëshiron.
“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert”.
Periudha e pandemisë ishte një ndër më të vështirat, sidomos për artistët të cilët për një kohë të gjatë ata nuk kanë mundur të zhvillojnë koncerte dhe kjo gjë i shkaktoi një ‘krizë’ në ekonominë e tyre. Të njëjtën gjë e ka kaluar dhe këngëtari ku është shprehur se iu është dashur të hyjë në borxh për të përballuar gjendjen pasi për dy vite ai nuk ka kënduar fare.
“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”- rrëfeu Hoxha./Panoramaplus
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë