zoom

Lajme

Silvinjo rrëfehet për “Corriere”: Italia favorite, por jemi të karikuar. Futbolli është i çmendur

Trajneri i Shqipërisë, braziliani Silvinjo, në një intervistë për “Corriere della Sera”, foli jo vetëm për sfidën me Italinë, por u ndal edhe te raporti me Roberto Mancini-n, dikur ndihmës i tij tek Inter:

“Gjatë shortit mendova, fatmirësisht nuk është ai në stol. Të luaja kundër tij do të ishte e çuditshme. Gjithsesi, me apo pa Mancinin, për ne do të jetë e vështirë. Si një brazilian, Italia më ka bërë për të qarë në 1982 me Paulo Rossin, por unë e dua shumë atë. Çfarë kam marrë nga Mancini? Kam marrë shumë, ai është një menaxher i shkëlqyer, i njeh lojtarët, ka personalitet, lidership, qetësi. Unë shpresoj vetëm që t’i kem dhënë diçka atij”, theksoi Silvinjo.

Më tej ai flet për Shqipërinë dhe përballjen e të shtunës me Italinë.

“Për çfarë shquhet ekipi im? Për organizim, kjo është thelbësore nëse ke pak kohë që punon. Fituat kualifikueset, por shorti iu vendosi në një grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë? Nuk e morëm keq shortin, dëshirojmë të luajmë kundër më të mirëve. Jemi një përfaqësuese e re, kjo është hera e dytë që marrim pjesë në një Evropian, pas 2016 me De Biasin.

Jemi rritur shumë, por duhet të mësojmë akoma më shumë. Duhet ta shfrytëzojmë me përgjegjësi këtë moment, jemi të karikuar. A është Italia favorite të shtunën? Është e drejtë që të jetë kështu, por futbolli është i çmendur, mund të ndodhë gjithçka”, u shpreh ndër të tjera Silvinjo. /ZOOM.AL/