zoom

Aktualitet

Siguria kibernetike, bisedat dhe numrat e 500 mijë qytetarëve shqiptarë përfundojnë në treg

Numrat e telefonit dhe bisedat e kryera nga rreth 500 mijë përdorues shqiptarë të WhatsAppit, janë tashmë në shitje në darkweb.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë me dije se ky akt është një tjetër dëm katastrofik i privatësisë.

“506 mijë shqiptarëve, përdorues të aplikacionit WhatsApp, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastriofik i privatësisë…”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarëve u dalin të dhënat nga hakerimet e kryera, duke përfshirë të dhënat mbi pagat, targat dhe kartat e identitetit.