E mërkurë, 10 Gusht, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Si u organizuan planet për vrasjen e Domart Konjarit dhe për të qëlluar makinën e avokatit

05/04/2021
in Aktualitet, Slider
0
Si u organizuan planet për vrasjen e Domart Konjarit dhe për të qëlluar makinën e avokatit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmia e të penduarit Enver Jamaku ka hedhur dritë mbi planet për vrasjen e të kërkuarit të drejtësisë Domart Konjari (në foton sipër) dhe për të frikësuar avokatin Paulin Papleka.

Jamaku ka treguar para prokurorëve se kush e kishte porositur atë dhe kushëririn e tij për të dyja rastet.

Dëshmia e tij çoi në pranga 9 persona, u shpallën në kërkim 2 të tjerë dhe u zbuluan 18 baza armatimi të sofistikuar.

Në shpjegimet e tij shtetasi Enver Jamaku deklaron se shtetasit Admir Kuçuku me pseudonimin Ad Bomi, Akil Kulla, Klodian Kulla, Dorian Kalo, Sokol Xhura, Algert Hysa, Dervish Hasi, Ervin Kalaja, i arrestuar për një tjetër vepër penale, Mentor Doda i njohur si Torri i Rremës, Eugert Manushi, Artur Muhedini, Enes Hasi, Petrit Shera dhe Ilir Hyka siguronin dhe përpunonin armët në uzina të riparimit të armëve dhe ua jepnin grupeve të ndryshme kriminale.

sokol xhura - Shqiptarja.com

Zoom.al po sjell pjesën më të rëndësishme të dëshmisë së tij përsa u përket planeve për dy ngjarjet e mësipërme.

DËSHMIA PËR GODITJEN ME ARMË TË MAKINËS SË AVOKATIT PAPLEKA

Në shpjegimet e tij, Jamaku ka dhënë detaje rreth ngjarjes së vitit 2017.

“Sokol Xhura ka pasur një konflikt për pronat me shtetasin Edmon Saraçi, i cili kishte avokat shtetasin Paulin Papleka. Sokoli ka kërkuar që të qëllohet me armë makina e avokatit. Akti është kryer nga unë në zonën e Freskut, ku makina e Paplekës është qëlluar me pistoletë. Më pas pistoleta dhe disa sende të tjera të paligjshme janë vendosur nga unë dhe kushëriri im Ermind Jamaku në shtëpinë e Edmond Saraçit, me porosi të shtetasit Sokol Xhura”.

Edmond Saraçi është arrestuar nga policia, pasi personat që kanë organizuar skemën kanë njoftuar policinë.

DËSHMIA PËR ATENTATIN NDAJ DOMART KONJARIT

“Unë dhe kushëriri im Edmond Jamaku kemi vendosur dhe kemi shpërthyer lëndën eksplozive në automjetin me të cilin lëvizte Domart Konjari dhe ku në atë moment gjendej kunati i tij, Artion Bylyku, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në tetor 2019. Jemi porositur nga shtetasit Flor Abazi, Blendi Deda dhe Paris (Bledi) Deda për kryerjen e vrasjes së Domart Konjarit. Porositësit na vunë në dispozicion një disa makina për ta mbajtur nën vëzhgim Domart Konjarin, dy mina me telekomandim në distancë dhe na premtuan se do të na jepnin shuma të mëdha parash. Na dhanë edhe fotografinë e Domart Konjarit dhe na treguan makinën që përdorte, një Mercedes Benz ngjyrë të zezë, me targa të huaja me numra 111…. Na treguan vendet që frekuentonte Konjari dhe një ditë para ngjarjes na njoftuan se automjeti i tij ishte parkuar në rrugën “Ramazan Bogdani”. Në atë vend u vendos mina dhe u krye shpërthimi”.

Atentati ndodhi më 18 tetor. Në atë kohë Domart Konjari ishte në kërkim. Por teksa policia e Tiranës nuk e gjende dot, personat që donin ta eliminonin dinin thuajse çdo lëvizje të tij.

Domart Konjari u shpall në kërkim në janar të vitit 2018 si personi që kishte urdhëruar ekzekutimin e Devi Kasmit. Konjari u arretua më 6 nëntor 2015 teksa po tentonte të largohej në Greqi me një pasaportë që kishte nxjerrë në policinë e Tiranës, me gjeneralitete të falsifikuara. Ai kërkohej nga drejtësia franceze për trafik droge dhe ishtë dënuar me 10 vjet burg. Por pas arrestimit, ai u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit, pavarësisht paralajmërimeve të forta të Ambasadës Franceze në Tiranë. ©Zoom.al

Tags: atentatbaza armatimideshmiaDomart KonjariminaPaulin PaplekaSokol Xhurazoom.al

Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Kush është 48-vjeçari që iu bë atentat në Durrës?
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Sherr me thika mes dy fermerëve në Maliq/ Vdes njëri, një tjetër i plagosur
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Lajm i rradhës
2020-ta, vit i keq për hajdutët në Gjermani

2020-ta, vit i keq për hajdutët në Gjermani






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në Shkodër

09/08/2022
Aktualitet

E rëndë në Kosovë! Shoku i klasës vret me thikë 16-vjeçarin para shtëpisë

09/08/2022
Aktualitet

Aktori shqiptar hodhi veten dhe gruan shtatzënë nga ballkoni/ Në apartament gjenden disa shenja…

09/08/2022
Aktualitet

Xhaxhai vret nipin 12-vjeçar në Shkodër, e qëlloi me çifte teksa luanin

09/08/2022
Aktualitet

Profecia e frikshme e Baba Vangës: Përmbytja do sjellë një lumë kufomash

09/08/2022
Aktualitet

Jetonte në varfëri ekstreme, prej muajsh pa drita, gjendet i vdekur 48-vjeçari

09/08/2022
Showbizz

Pasi kaluan muajin e mjaltit, çifti ndahen tri javë pas martesës

09/08/2022
Bota

Video/ Italia në kaos, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

09/08/2022
Politikë

Vendimi/ Rama ndërron kabinetin qeveritar

09/08/2022
Politikë

Berisha: Një pronar peshkarexhe bën vetëm këtë gjë, takohet me kryeministrin

09/08/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In