zoom

Të gjitha

“Si të jetoj pa ty?”/ Çiftet që i ndau vdekja në përplasjen e tmerrshme të trenave

Greqia vajton viktimat e përplasjes së dy trenave, ku mbetën të vdekur të paktën 57 persona, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë.

“Treni i vdekje” që udhëtonte nga Athina në Selanik u preu në mes pabesisht jetën pasagjerëve, duke lënë te familjarët dhimbje të papërshkrueshme.

Mediat greke kanë publikuar emrat dhe fotot e disa prej viktimave, bashkangjitur dhe pak nga historia e jetës që sapo e kishin nisur apo po jetonim me partnerët e tyre.

Athina Katsara

5

Athina Katsara dhe bashkëshorti i saj, prindër të një fëmijë 2 vjeç, ishin një nga çiftet pasagjere në tren. Ajo humbi jetën, ndërsa ai mbeti i plagosur.

Dimitris Massalis

42

Dimitris Massalis ishte një tjetër viktimë e këtij aksidenti.

“Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. Udhë të mbarë Dimitri im…”, ka shkruar partnerja e 32-vjeçarit në rrjetet sociale, bashkangjitur një fotoje ku shfaqen në krahët e njëri-tjetrit.

Anastasia Adamidou

3

Anastasia 24 vjeçe, sapo kishte përfunduar studimet për stomatologji dhe vazhdonte masterin.

“Kemi shkuar në shumë udhëtime bashkë, por te më i rëndësishmi nuk më more me vete, më ke lënë vetëm dhe tani nuk di çfarë të bëj e si të jetoj pa ty. Ne kishim shumë ëndrra. Kur do të shoh sërish? Ma kthe puthjen që të dhashë. Shpresoj të të kem bërë të lumtur, sepse unë kam qenë i lumtur me ty…”, ka shkruar partneri i saj.

Nikos Nalbantis

2

28-vjeçari Nikos Nalbantis, drejtues treni, ishte po ashtu viktimë në këtë aksident të frikshëm. Partnerja e tij Sonia, ka zgjedhur t’i japë lamtumirën në rrjetet sociale duke postuar një foto nga ditëlindja e tij, e si për ironi të fatit torta e tij ishte me figurën e një treni.”O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu duke pritur… Më shiko nga atje lart. Të dua përgjithmonë!”

Vaia Bleka

1

Infermierja 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve jetonte në Tyrnavos me familjen e saj dhe ditën e tragjedisë kishte marrë trenin për të shkuar te bashkëshorti që ndodhej në SHBA. Por ky takim nuk u bë kurrë.