zoom

Bota

Si po na ndihmon FDA në zgjidhjen e problemeve të kohës sonë- Nga koronavirus tek duhan-pirja

Ditët e fundit, lajmi se qeveria gjermane ka blerë 200,000 doza të dy barnave që trajtojnë koronavirusin, ka tërhequr shumë vëmendje.

Edhe pse këto barna nuk janë miratuar ende nga autoritetet shëndetësore të Bashkimit Europian, gjermanët ndërmorën këtë vendim bazuar në aprovimin e  Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA).

FDA, si një nga institucionet më të rëndësishme në botë në fushën e shëndetit publik lëshoi ​​një miratim urgjent për përdorimin e këtyre barnave në nëntor, duke rikonfirmuar besueshmërinë ndaj tyre.

Mesa duket kaq mjaftoi që gjermanët të ndërmarrin hapa shtesë në luftën kundër Korona Virusit në mënyrë që të mbrojnë qytetarët e tyre, pa pritur regjistrimin nga Agjencia Europiane e Barnave EMA.

Por ky nuk është rasti i vetëm, FDA me vendimet e tij ka dhënë një kontribut shumë domethënës në zgjidhjen e problemeve të shëndetit publik.

Gjatë vitit të kaluar, FDA ka marrë një vendim tjetër që përfaqëson një moment historik në fushën e shëndetit publik, pasi ka autorizuar IQOS, një pajisje elektronike që ngroh por nuk djeg duhanin, si një produkt me risk “të modifikuar”.

Gjatë vitit 2019, kur u shfaq sëmundja misterioze e mushkërive, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi I lëngjeve të panjohura për cigare elektronike dhe nga prodhues jo të besueshëm, autoritetet amerikane ndaluan përdorimin e produkteve vaping në disa vende. Për të mbajtur situatën nën kontroll, FDA ftoi të gjithë prodhuesit e duhanit dhe produkteve të nikotinës të aplikojnë për autorizimin e produkteve të tyre.

Gjithashtu korrikun e kaluar, FDA lëshoi ​​një vendim duke rikonfirmuar besimin në alternativat e besueshëm edhe produkte të bazuara në shkencë. Pas gati katër vjetësh dhe analiza vetëm e shumë se dy milion faqe vetë studimeve shkencore, agjencia amerikane ka vendosur të klasifikojë IQOS, një sistem që ngroh por nuk djeg duhanit të prodhuar nga Philip Morris, në kategorinë e produkteve të duhanit që reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme ekspozimin ndaj substancave të dëmshme krahasuar me cigaret. Lidhur me vendimin, FDA shprehet se përdorimi i  IQOS është në të mire të shëndetit publik, ndërsa Mitch Zeller, drejtori Qendrës FDA për Produktet e Duhanit, tha se “pajisja mund të ndihmojë duhanpirësit e rritur të lënë cigaren ose/dhe të zvogëlojnë ekspozimin e tyre ndaj substancave të dëmshme, por vetëm nëse kalojnë plotësisht në këtë produkt.”

Përmes këtij vendimi ofrohet një mundësi më e mirë për të gjithë duhanpirësit që nuk lënë duhanin të kërkojnë alternative më të mira, të zhvilluara në bazë të shkencës.