zoom

Aktualitet

Si koshi pas të vjelave, SPAK thërret për të dëshmuar sanitaren që u kërcënua nga kryebashkiakja

Një muaj pas skandalit, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion thërriti për të marrë në pyetje sanitaren që u kërcënua për vendin e punës nga kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi gjatë fushatës elektorale.

Bufi doli në një audiopërgjim, ku dëgjohej teksa i bënte presion sanitares së shkollës 9-vjeçare në fshatin Suk.

Arsyeja e kërcënimeve nga ana e kryebashkiakes ishte pse sanitarja mori pjesë në një takim elektoral të organizuar nga opozita.

Madje, Majlinda Bufi i tregon asaj dhe se me kë duhet të shoqërohet.

Por lëvizja e SPAK, një muaj pas ngjarjes, është e vonuar.

Sanitarja duhet të ishte marrë në pyetje menjëherë për kërcënimet ndaj saj, pasi thirrja kaq vonë u ka lënë mundësinë atyre që janë nën akuzë që të mund ta takojnë, manipulojnë dhe madje edhe ta kërcënojnë atë që të tërhiqet nga padia.