Aplikacion
Balluku tha se qeveria shqiptare kishte marrë një ofertë nga kompania në fjalë pas këta të fundit kishin parë disa mundësi të tjera investimi në Shqipëri.
“Ju e dini shumë mirë që këtu ka një garë të hapur. E kam trhënë në kmision dhe po epërsëris, pasi është mirë ta dëgjojnë qytetarët pasi ndonjëherë balta e hedhur nga ju edhe zë. Në Republikën e Sqipërisë ka një garë të hapur sa i përket investimeve strategjike.
Kushdo që do të bëjë një investim strategjik është i lutur. Këtë gjë ka bërë edhe investitori Muhamed Alaabar. Ka parë disa zona dhe më pas duke dëgjuar qeverinë shqiptare që fliste për spostinim e portit të Durrësit në një zonë të re, i lindi kjo ide dhe filloi procedurën e investitorit strtaegjik.
Askush nga ne sdo të ndalonte investitorë të tjerë strategjikë nëse do të donin të futeshin këtu”, tha Balluku duke ndaluar edhe te deklarata e Alibeajt se Alabbar kishte ardhur me gamile dhe verdhushka nga Lindja e Mesme.
“Ti referohesh një investitori të huaj e të thuash që është Alabari i gamileve të shkretëtirës. Ky është racizëm i pastër dhe nuk i takon askujt ta bëjë nga kjo foltore.
Ju mendoni se kur qytetarët ju dëgjojnë thonë: Po ka diçka këtu, pse e kundërshtojnë këtë? Në fakt qytetarët mendojnë se opozita kundërshton gjithçka, çdo plan zhvillimor apo ndryshime ligjore që bëjmë. Nuk ka asnjë arsye madhore se përse po kontestohet ky projekt”, shtoi Balluku në Kuvend.