zoom

Lajme

VIDEO/ Si e kapi mat gazetari italian Ramën, me koncesionet që u jep pronarëve të mediave

Emisioni i radhës investigativ italian “Report” i RAI3 në lidhje me Shqipërinë është pritur me mjaft interes në vendin tonë dhe ka shkaktuar një “vullkan” politik e jo vetëm.

Por ra në sy një detaj nga nervozizmi dhe tensioni i kryeministrit Edi Rama përballë gazetarit italian të emisionit, ku trajtohet çështja e koncesioneve dhe preferencave.

Teksa biseda trajtohet tek prokurimet dhe gjendja financiare, Rama i drejtohet me shprehjen: “Më gjej një rst që i kam dhënë koncesion pronarit të ndonjë televizioni…?”.

Jo vetëm kaq, por insiton në idenë dhe pyetjen e tij, për ta befasuar gazetarin. I përsërit që t’i gjente një precedent: “Më jep vetëm një rast”, i përsërit.

Pas disa minutash gazetari e surprizon dhe i përmend rastin e pronarit te “Report TV” dhe “Shqiptarja.com”, gazetarit italian Carlo Bollino, duke i kujtuar se i kishte dhënë koncesionin për “Bunkart”: “I ke dhënë Carlo Bollino-s “Bunkart”! Më the më jep një rast dhe ta dhashë…”, i thotë gazetari ndër të tjera.

Në këtë moment Rama mbetet i ngrirë dhe pa asnjë përgjigje, duke vijuar më tej intervistën. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)