zoom

Aktualitet

Si do të jetë moti nesër?

Dita e premte do të jetë me mot të qëndrueshëm, ku do të dominojnë kthjellimet në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut deri në 6m/s.

Deti do të jetë me valëzim deri në 2 ballë.

Sa u takon temperaturave, ato do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit dhe gjatë ditës.

Temperatura më e ulët do të jetë -2 gradë Celcius e regjistruar gjatë orëve të natës dhe në mëngjes në Peshkopi dhe Bajram Curr.

Ndërsa gjatë ditës, termometri do të shënojë deri në 21 gradë në Tiranë, Berat, Elbasan, Fier dhe Sarandë./ Zoom.al

Postime të lidhura