Aplikacion
Java e fundit e majit ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, dhe sipas sinoptikanëve, kjo situatë do të vijojë gjatë gjithë javës.
Meteorologu Hakil Osmani tha se vendi do të jetë kryesisht nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore, ku do të mbizotërojnë orë të gjata me diell, sidomos në mëngjes dhe mesditë.
Në zonat malore priten vranësira kalimtare, të cilat të mërkurën mund të sjellin reshje të lehta, kryesisht në veri dhe verilindje. E enjtja parashikohet të sjellë reshje të shkurtra pasditeve në zonat lindore dhe juglindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me mot të kthjellët.
Temperaturat do të kenë një rritje graduale gjatë javës, duke arritur deri në 29 gradë Celcius në disa zona.
Sipas parashikimeve, moti i mirë do të vijojë edhe në fundjavë dhe në ditët e para të muajit qershor./ Zoom.al
National Geographic: Sazani, ishulli që ka tërhequr perandori dhe fuqi të mëdha ndër shekuj