zoom

Aktualitet

Si do të jetë moti gjatë fundjavës?

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era parshikohet të jetë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpjetësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.