zoom

Të gjitha

Videoja për kujdesin e lëkurës shkakton “drama” mes ish-it dhe gruas së Justin Bieber

Kush do mendonte se disa video për kujdesin e lëkurës mund të shkaktonin kaq shumë drama? Si fillim ishte Hailey Bieber që postoi disa video në TikTok ku tregonte rutinën e saj. Vetëm pak orë më vonë Selena Gomez ndau një klip të ngjashëm në rrjetin social dhe disa ndjekës nxituan të bënin supozime për qëllimin që qëndronte pas videos së saj.

Komentuesit nuk ngurruan dhe menjëherë nisën me supozimet se ajo e ka bërë qëllimisht këtë video.

 “Kjo është arsyeja pse unë besoj në kujdesin për shëndetin tuaj mendor. Nuk e di se çfarë bëra, por me të vërtetë më vjen keq. Nuk kisha qëllim të keq dhe videoja do fshihet së shpejti”- u shpreh ajo.

Selena më vonë çaktivizoi komentet nën videon e saj. Megjithatë, shumë fansa i dolën në mbrojtje pasi ajo ndau një postim të ri duke i thënë se nuk kishte nevojë të kërkonte falje pasi nuk ka bërë asgjë të keqe.

Falja vjen vetëm pak javë pasi Hailey, e cila është e martuar me këngëtarin Justin që nga viti 2018, ka shkruar vetë në rrjetet sociale duke kërkuar njerëzit të ndalen së shkruari komente poshtëruese ndaj saj. Selena Gomez ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë me Justin Bieber. Ata janë ndarë në vitin 2014./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura