Aplikacion
I dyshuari akuzohet se ka përplasur një 94-vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor. Si pasojë, shtetasi H. M. ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.
Për aksidentin po heton edhe Prokuroria vendore, me akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasoja të rënda”. /ZOOM.AL/