zoom

Politikë

Shtyhet kthimi i trupit të ish-presidentit Bujar Nishani në Shqipëri. Ja arsyeja

Trupi i ish-Kreut të Shtetit, Bujar Nishani që ndërroi jetë në Gjermani do të sillet në Tiranë të mërkurën.

Kjo për shkak të disa vonesave të hasura si pasojë e procedurave që po ndjek spitali gjerman, ku ish-presidenti ishte i shtruar.

Fillimisht ishte parashikuar që trupi të kthehej në Shqipër të martën, por për shkak të zgjatjes së procedurave ligjore në gjermani, mësohet se do mbërrijë në vendin tonë vetëm të mërkurën.

Për këtë arsye mësohet se ceremonia zyrtare mund të zhvillohet të enjten.

Gjithsesi data zyrtare e ceremonisë do të konfirmohet vetëm pasi spitali në Berlin të ketë mbyllur procedurat formale ligjore.

Familjarët kanë kërkuar që të kenë në dispozicion dy ditë për homazhet, një ditë për të pritur miqtë e tyre dhe një ditë për të kryer ceremoninë zyrtarë.

Ceremonia do organizohet nga presidenca në bashkëpunim me protokollin e shtetit, dhe detajet ende nuk janë bërë publike.