zoom

Aktualitet

Shteti inekzistent, banorët hapin rrugën me lopata (Video)

Dëbora e rënë në fundjavë shkaktoi probleme në shumë rrugë të vendit. Në akse kryesore, si në Lezhë, Laç e Qafë – Thanë qindra makina u bllokuan për orë me radhë. Borëpastrueset nuk ishin në rrugë. Në asnjë nga këto akse nuk u hodh kripë. Por edhe pse reshjet kanë pushuar prej 2 ditësh, në mjaft zona ka ende probleme. Në veri të vendit, banorët po i hapin vetë rrugët e fshatrave, pasi strukturat shtetërore janë inekzistente. Shihni videon më poshtë.