zoom

Bota

Shtëpia e Bardhë reagon për vdekjen e Raisit: Na vjen keq, por i kishte duart e lara me gjak…

Shtëpia e Bardhë ka reaguar për vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Matteu Miller tha se presidenti Raisi mori pjesë në mënyrë brutale në shtypjen e popullit iranian.

“Ai ishte i përfshirë në abuzime të shumta të tmerrshme të të drejtave të njeriut, duke përfshirë luajtjen e një roli kyç në vrasjen e mijëra të burgosurve politikë në 1988”, tha Miller. “Disa nga abuzimet më të këqija të të drejtave të njeriut kanë ndodhur gjatë mandatit të tij si president. Veçanërisht luajti rol në shtypjen e të drejtave të grave dhe vajzave në Iran”, tha zëdhënësi.

Miller shtoi se gjithsesi i vjen keq për vdekjen e Raisit, pasi është për të ardhur keq për çdokënd që vdes në një aksident me helikopter. “Kjo nuk ndryshon faktin që ai kishte duart e lara në gjak”, deklaroi ai.

Miller shtoi se qasja e SHBA-ve ndaj Iranit nuk ka ndryshuar. Sipas tij, Irani ka kërkuar ndihmë tek SHBA pas aksidentit, por se Uashingtoni nuk e ka dhënë dot këtë lloj ndihme, “për shkak të mungesës së logjistikës”. /ZOOM.AL/