Aplikacion
Thashethemet nisën pasi ajo publikoi një imazh krah të dashurit duke mbajtur duart tek barku.
Por, ish-banorja e BBV shtoi se nuk është në pritje të ëmbël akoma, ndërsa u shpreh se “ndaj kisha duart te barku, ndoshta sepse e dua, pasi kam lindur tre vajza.”.
“Unë nuk kam një ‘Bebe’ këtu, kam një avokado. E gjitha nisi nga një foto, por unë kam një gjë: pjesa më sensuale që mendoj se është në trupin e një njeriu është barku. Ndaj kisha duart te barku, ndoshta sepse e dua, pasi kam lindur tre vajza.
Nuk jam shtatzënë akoma. Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë”, tha ajo për Prive.