zoom

Aktualitet

Shqiptarit i gjendet 1 kg kokainë në makinë, e tradhtuan lëvizjet e dyshimta

Një 32-vjeçar shqiptar me banim në Vezzano Ligure, u arrestua nga karabinierët në Spezia, pasi fshihte në makinën e tij 1 kg kokainë.

Burri, i cili ishte në autostradën A12, u vu re për sjelljen e tij të dyshimtë. Fillimisht ai shprehu qëllimin e tij për të lëvizur në autostradë, duke marrë korsinë përkatëse të ngadalësimit, më pas shtoi shpejtësinë, duke u futur sërish në korsitë e autostradës dhe duke vazhduar lart, raporton “Rainews”.

Karabinierët ndaluan njeriun që u shfaq menjëherë veçanërisht i shqetësuar dhe kontrolluan makinën e tij dhe gjetën kokainë në ndarjen e motorit. Më pas, policia vazhdoi kontrollin e personit të arrestuar, vijuan ta kontrollojnë shtëpinë e tij dhe një garazh në dispozicion të tij në “La Spezia”, ku u gjetën 600 gramë kokainë dhe 61 gramë hashash si dhe materiale të dobishme për paketimin e dozave.

Atij i sekuestruan makinën dhe celularin, ndërsa shtetasi shqiptar u arrestua. Emri i shqiptarit nuk u publikua në media, teksa hetohet për një organizatë të mundshme kriminale narkotrafiku. /ZOOM.AL/