Aplikacion
”Të gjithë flinin, por mua s’më merrte gjumi. Shoferi ndaloi, mbushi rezervuarin dhe vazhdoi. Në një moment goma shpërtheu, autobusi u përplas befas në skaj dhe nga pjesa e përparme e autobusit filloi të dilte tym i zi dhe shpërtheu zjarri. Kam kapur shpejt çekiçin që është gjithmonë në autobus dhe theva xhamin e pasmë. Arritëm të dilnim disa”, thotë Lulzimi.
Ai shton se nuk do t’i harrojë kurrë thirrjet e nënave që bërtisnin duke lutur që t’i shpëtojnë fëmijët e tyre.
“Tymi ishte aq i dendur saqë sapo u mbërrinte njerëzve u binte të fikët. E frikshme. Të gjithë këta njerëz i takuam në atë miniekskursion, u shoqëruam gjatë atyre katër ditëve në Stamboll. Dhe tani, për pjesën tjetër të jetës sime, nuk do të mund të harroj fotot e nënave që bërtisnin dhe luteshin që t’u shpëtonin fëmijët e tyre dhe kështu të gjithë u dogjën dhe zhduken në zjarr dhe tym”, rrëfen me lot 26-vjeçari i mbijetuar.