zoom

Ekonomi

Shqiptarët “sabotojnë” turizmin vendas. Ngadalësohen turistët e huaj

Shifrat zyrtare kanë konfirmuar se sezoni veror i Shqipërisë nuk ‘shkëlqeu’ aq sa pritej.

Njësoj si në muajin korrik, edhe gjatë gushtit hotelet janë ‘sabotuar’ nga turistët vendas. Netë qëndrimet e tyre u rritën me vetëm 0.2%, kur një vit më parë ishte 65.6%. Për jo rezidentët, ky tregues u rrit me 16.9% nga 41.6%.

Vizitorët rezidentë u rritën me vetëm 1.2% dhe ato jo rezidentë me 50.6%, raporton INSTAT. Një vit më parë, rritja e vizitorëve rezidentë raportohej 65.6%, ndërsa e të huajve me 63.7%.

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 59.6 %, kundrejt 55.3 % që ishte në muajin gusht 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 67.6 %, kundrejt 64.9 % që ishte në muajin gusht 2023.

Shtetasit nga Kosova kryesojnë numrin më të lartë të netë qëndrimeve në Shqipëri me 14.6% të totalit, ndjekur nga polaket me 7.9% dhe italianët me 6.8%.