zoom

Bota

Shqipëria reagon për sulmin iranian. Si duhet të veprojnë shqiptarët që ndodhen në Izrael?

Shqipëria dënoi ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke paralajmëruar se një përshkallëzim i mëtejshëm, do të rrezikonte stabilitetin në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme”, u shpreh në rrjetet sociale ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme ka dhënë edhe një udhëzues si duhet të veprojnë shqiptarët, që janë përkohësisht ose jetojnë në Izrael, për të kërkuar ndihmë.

Në dispozicion janë vendosur dy numra kontakti, ndërsa shqiptarët mund të drejtohen edhe në selinë e ambasadës shqiptare në Izrael.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.

U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

📲 +972 54-904-2813

dhe

📲+972 54-480-6601”, njoftoi Ministria e Jashtme./ Zoom.al