zoom

Aktualitet

Shqipëria në 24 orët e fundit: Asnjë viktimë nga Covid dhe vetëm 2 infektime të reja

Shqipëria ka shënuar sot një tjetër ditë pa viktima nga virusi i rrezikshëm Covid-19.

Në raportimin ditor, Ministria e Shëndetësisë shprehet se në 24 orët e fundit janë kryer 2.803 testime dhe kanë rezultuar pozitivë vetëm 2 persona. 

Ndërkohë, gjatë 24 orëshit janë shëruar edhe 11 pacientë të infektuar.

RAPORTIMI I DETAJUAR:

Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2803

Testime totale 786,319
Raste pozitive 132,499
Raste të shëruara 129,966
Raste Aktive 78
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 23
Durrës 8
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1