Aplikacion
Kuqezinjtë si rrallë ndonjëherë që nga krijimi i kombëtares së Kroacisë pas vitit 90-të, mund të bëhen edhe shkaku i eliminimit të ish-nënkampionëve të Botës 2018, nga EURO 2024.
Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula i shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramaric dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve. Në këtë edicion Gjasula bëhet rekordmeni si lojtari që hyn si zëvendësues dhe shënon autogol dhe gol njëkohësisht, madje merr edhe karton të verdhë.
Një ndeshje plot emocione ku kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe morën një pikë në një ndeshje që kishte të gjitha. Barazimi i marr nga Shqipëria në fund nuk ka kaluar pa vëmendje në mediat kryesore botërore.
“Festa e Shqipërisë në kohën shtesë”. 2-2 vjen në minutën e 95-të. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet vetë fitore ndaj Italisë”, ka shkruar media italiane “Gazetta dello Sport”. AS spanjolli ka zgjedhur yllin e kroat, Luka Modricin për ta përshkruar gjendjen e Kroacisë: “Modriç është shumë në telashe”.
Gjermanët e “Bild” janë po ashtu të mendimit që kishte çmenduri shqiptare në minutat e fundit. “Shqipëria tronditi Kroacinë me një gol në minutën e 95-të”, ka shkruar mediumi kroat “Index.hr”. Një barazim i kroatëve me Italinë takimin e fundit i nxjerr jashtë gare, ndaj u nevojitet vetëm fitorja me shumë gola (tre dhe sipër), dhe vetëm me kusht që Shqipëria të mos fitojë me Spanjën. /ZOOM.AL/