Aplikacion
Aktualisht po punohet për të siguruar strehimin e tyre në Durrës, por edhe në Tiranë. Bëhet me dije se janë duke u parë hotelet në Durrës nëse kanë vende të lira. Një pjesë e madhe janë plot me pushues.
Ndërsa në Tiranë është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit Studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet.
Ndërkohë që në aeroportin e Kabulit, avionët janë duke u mbushur me afganë që po largohen me shpejtësi, pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.
Shqipëria dhe Kosova iu përgjigjën menjëherë thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar afganët që rrezikojnë jetën në Afganistan.
Sekretari i shtetit Blinken tha sot se rrugët dhe aeroportet duhet të qëndrojnë të hapura për ata që po ikin nga Afganistani.
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka bëri një koment pas deklaratës së Blinken duke thënë se Shqipëria është e gatshme të presë disa qindra persona, jeta e të cilëve kërcënohet.
“Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.
Por afganët do vendosen edhe në Kosovë dhe qeveria e Kosovës dhe presidentja Osmani dhanë menjëherë miratimin pas kërkesës amerikane.
“Dëgjo moj dëgjo, ti ke qenë me 5-a” – Sazan Guri përplaset me gjuhëtaren në studio