zoom

Aktualitet

Shpërthimi me dy viktima, deputeti Bujar Çela paraqitet në SPAK

Deputeti i PS-së, Bujar Çela është paraqitet në SPAK ku do të merret në pyetje në lidhje me shpërthimin në magazhinën e tij në Lushnje, ku humbën jetën dy persona.

SPAK mori dosjen pasi Gjykata e Fierit shpalli moskompetencën. Pasi mori dosje, Prokuroria e Posaçme kërkoi riekspertim për shpërthimin në ambientet e magazës në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën dy persona, babë dhe bir, punonjës të firmës.

Nga shpërthimi në një biznes në Lushnjë, humbën jetën babë e bir. Në lidhje me këtë shpërthim u vendosën në pranga 2 persona, teksa u hetua edhe deputeti i PS-së Bujar Çela, si dhe u dëmtuan disa biznese përreth zonës. Edhe vetë deputeti Çela mbeti i plagosur.

Ekspertiza do të bëhet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Nën akuzë është pronari i kompanisë që ishte kontraktuar nga Çela për të bërë punimet në magazinë. Një gabim aksidental solli shpërthimin e depozitave të oksigjenit dhe më tej tragjedinë. /ZOOM.AL/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura