zoom

Aktualitet

Shpërthimi në zemër të Tiranës, çfarë thotë Policia për hedhjen në erë të noterisë. Dyshimet e para

Një sulm i organizuar me lëndë eksplozive, atentat paralajmërues, ndodhi tronditi mëngjesin e sotëm Tiranën.

Ngjarja ka ndodhur në zemër të kryeqytetit, kur banorët edhe pse në gjumë dëgjuan shpërthimin e fuqishëm rreth orës 04:10.

Policia bëri me dije se persona ende të paidentifikuar kanë vendosur sasi të vogël tritoli, në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se lënda me eksplozivë është vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë, sakaq raportohet vetëm për dëme materiale.

Ka derë e xhama të thyer, plasaritje muresh dhe për fat në ato momente askush nuk kalonte në rrugë.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të zbuluar autorët, teksa po merret në pyetje edhe pronari apo administratori i noterisë, me qëllim zbardhjen e shkaqeve dhe motiveve.

Policia tha se hetimet janë ende aktive dhe në fazë fillestare, por dyshohet për një sulm me shkak detyrën, teksa për momentin edhe emri i pronarit nuk bëhet me dije.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e kryeqytetit. /ZOOM.AL/