zoom

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Shkodër, i vendoset lëndë plasëse mjetit të efektivit

Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe” të Shkodrës.

Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e efektivit me iniciale K. S..

Mjeti ishte  parkuar në oborrin e banesës dhe tritoli ishte vendosur tek goma e pasme.

Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Njoftimi i policisë:

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”. Mësohet se në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve