zoom

Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse jashtë banesës së ish të dënuarit, kush është shënjestra

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë banesës së ish të dënuarit Meardi Berberi, në një pallat në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 dhe nga shpërthimi në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë

“Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftimi i policisë.

Meardi Berberi është person me precedent te theksuar kriminal dhe ka përfituar së fundmi nga amistia.

Ai rezulton i dënuar për veprat penale:

08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”

20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.

24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësis publike.