zoom

Aktualitet

Plagosje me thikë në Fier/ Autor, një 15-vjeçar

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Luar, në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në lokal të fshatit, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital. Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe rethanat e plagosjes në lokal.

Raportohet se autor, është një i mitur 15 vjeç, i cili është shoqëruar në komisariat.

Roskovec Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ Zoom.al