zoom

Lajme

Shpërthen festa, Shqipëria i shënon Gjeorgjisë

Shqipëria e nisi “me këmbën e mbarë” pjesën e dytë të ndeshjes me Gjeorgjinë.

Në minutën e 48, Kristjan Asllani kaloi në avantazh Kombëtaren Kuqezi, duke ndezur festën në radhët e tifozerisë.

Goli i Asllanit ishte dedikim për vëllanë e tij, Leo, që ka ditëlindjen.

Sfida është e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe Shqipëria ka vetëm 3 pikë. Kombëtarja kërkon me ngulm fitoren përballë Gjeorgjisë, pas disfatës që pësoi në ndeshjen e luajtur me Çekinë.