Aplikacion
Për këtë të fundit, Julian Tapian dhe Ervin Murajn, Apeli i Posaçëm caktoi ‘arrest me burg’, të njëjtën masë edhe për Alban Malavecin, i cili është në kërkim. Gëllci akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Tenderi është zhvilluar në 2018, u bë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë
HETIMI I SPAK
Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi, ndërsa për blerjen e pajisjeve me vlerë 86. 908 550, 00 lekë. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.
Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln lekë më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar. Gëllçi dhe vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.
Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.