zoom

Bota

Shpenzimet ushtarake globale në nivel rekord, cilat vende janë në dhjetëshen e parë

Shpenzimet ushtarake globale arritën një rekord të ri në vitin 2023 për të nëntin vit radhazi. Sipas një raporti, të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes me qendër në Stokholm, SIPRI, shpenzimet ushtarake në terma realë, pa inflacionin, u rritën me 6.8% në vitin 2023, duke arritur në 2.44 trilionë dollarë, kundrejt 2.24 trilionë në vitin 2022, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Kjo është rritja më e madhe vjetore që nga viti 2009, nënvizon Instituti. Të 10 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake në botë i kanë rritur në masë të madhe. Lufta Rusi-Ukrainë shihet si arsyeja kryesore e rritjes spektakolare të shpenzimeve.

“Të gjitha rajonet që ne studiojmë kanë pësuar një rritje”, thuhet në raportin i cili zbulon se “bota ndihet më pak e sigurt dhe ndoshta po përdor masa të ashpra për sigurinë e tyre dhe jo mjete diplomatike,” i tha Agjencisë Gjermane studiuesi i SIPRI, Lorenzo Scarazzato.

SHBA mbetet deri tani numri një në botë, me shpenzimet ushtarake që arrijnë në 916 miliardë dollarë. Kjo është më shumë se një e treta – 37% – e shpenzimeve ushtarake globale dhe afërsisht tre herë më shumë se vendi i dytë, Kina.

GLuSujJWgAAiKki

Pekini shpenzoi rreth 296 miliardë dollarë për forcat e armatosura të Kinës, ose rreth 12 për qind të shpenzimeve ushtarake globale, 6 për qind më shumë nga viti në vit, sipas Institutit.

Me fjalë të tjera, SHBA-ja dhe Kina përbënin pothuajse gjysmën e shpenzimeve ushtarake globale vitin e kaluar.

Shtatë vendet e para në renditje mbetën të pandryshuara nga viti 2022, sipas raportit. Rusia mbeti në vendin e tretë, e ndjekur nga India dhe Arabia Saudite. Gjermania u rendit e 7-ta, pak pas Britanisë.

Ja shtetet që shpenzuan më shumë në vitin 2023

  1. United States
  2. China
  3. Russia
  4. India
  5. Saudi Arabia
  6. United Kingdom
  7. Germany
  8. Ukraine
  9. France
  10. JapanGLuMlelXwAAo9UD