zoom

Aktualitet

Shpallet në kërkim Skerdi Faria, doktori i famshëm i VIP-ave përdorte botoks kontrabandë

Doktori estetist Skerdi Faria është shpallur në kërkim nga policia.

I njohur ndryshe si doktori i VIP-ave në Shqipëri për shkak të ndërhyrjeve të shumta estetiste që ka bërë, ai kërkohet pas një aksioni të polisisë një natë më parë në qendrat estetike në Tiranë, të dyshuara për botoks kontrabandë, që injektohej pa licencën përkatëse.

Gjatë kontrollit në 30 qendra estetike, policia gjeti një sasi të konsiderueshme botoksi që ishte futur kontrabandë, ndërsa këtë të mërkurë njoftoi se ka vënë në pranga Mildon Kumarakun, administratori i kompanisë që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, si dhe administratoret e 2 klinikave estetike, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse Skerdi Faria është në Shqipëri apo ndodhet jashtë vendit.